• e premte, 05 dhjetor 2025

Maduro: Jemi të gatshëm për luftë të armatosur, nëse nevojitet

Maduro: Jemi të gatshëm për luftë të armatosur, nëse nevojitet

Karakas, 11 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, sot deklaroi se vendi i tij do të sistemojë forca ushtarake, policore dhe mbrojtëse civile në 284 "fushëbeteja" në gjithë vendin.

"Jemi të gatshëm për luftë të armatosur, nëse nevojitet. Përgjatë të gjitha brigjeve të Venezuelës, nga kufiri me Kolumbinë deri në lindje të vendit, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, kemi përgatitje të plotë të trupave zyrtare", tha Maduro në Siudad Karibe, jo shumë larg kryeqytetit Karakas, gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, ku u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes.

Mediat britanike kujtojnë se SHBA-ja ka rritur praninë e tyre ushtarake në pjesën e Karaibeve jugore, si pjesë e një operacioni që e quajti goditje ndaj trafikantëve të drogës, dhe kanë urdhëruar sistemimin e 10 aeroplanëve luftarakë F-35 në aeroportin në Portoriko.

Javën e kaluar, në sulmin ushtarak amerikan në Karaibe humbën jetën 11 persona dhe është përmbysur anija venezueliane, për të cilën Trampi tha se po transportonte narkotikë joligjorë, megjithëse administrata e tij ka dhënë informacione të pakta rreth incidentit, madje edhe krahas kërkesave nga anëtarët e Kongresit amerikan. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR