Më shumë se 30.000 rrufe e kanë goditur Britaninë e Madhe
- Më shumë se 30.000 rrufe e kanë goditur mbrëmë Britaninë e Madhe, e cila u përfshi nga stuhi të forta dhe shira, raporton DPA.

Londër, 14 qershor 2025 (MIA) - Më shumë se 30.000 rrufe e kanë goditur mbrëmë Britaninë e Madhe, e cila u përfshi nga stuhi të forta dhe shira, raporton DPA.
Shërbikmi meteorologjik njoftoi se shumica e goditjeve nga rrufeja ndodhën në det, por shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi kanë përfshirë edhe tokën, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në Kent.
Ka shumë raportime në mediat sociale për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të stuhisë.
Policia e Kentit e ka mbyllur autostradën A256 për trafikun dhe kompanitë e transportit i kanë anuluar të gjitha udhëtimet. mb/
Foto: MIA