Më shumë se 130 të arrestuar gjatë protestave propalestineze në kampusin e Universitetit të Nju-Jorkut
- Më shumë se 130 persona janë arrestuar gjatë natës së protestave propalestineze në kampusin e Universitetit të Nju-Jorkut, me rritjen e demonstratave studentore në SHBA për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
- Post By Melahat Baftija
- 18:11, 23 prill, 2024

Nju-Jork, 23 prill 2024 (MIA) - Më shumë se 130 persona janë arrestuar gjatë natës së protestave propalestineze në kampusin e Universitetit të Nju-Jorkut, me rritjen e demonstratave studentore në SHBA për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Policia e Nju-Jorkut ka njoftuar se 133 persona janë arrestuar dhe janë liruar pasi u janë lëshuar ftesa gjyqësore, ndërsa protestat janë intensifikuar në Jeil, Universitetin e Kolumbisë dhe në kampuset e tjera, raportuan mediat amerikane.mb/
Foto: MIA