Më 13 nëntor për herë të parë seancë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe italiane
- Më 13 nëntor në Romë do të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Italisë.
- Post By Melahat Baftija
- 21:54, 30 tetor, 2025
Tiranë, 30 tetor 2025 (MIA) - Më 13 nëntor në Romë do të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Italisë.
"Kjo është hera e parë që do të mbahet një seancë e përbashkët midis qeverive të dy vendeve. Në takim do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe në fund, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, do të japin një deklaratë", raportoi Ora njuz.
Përveç faktit që kjo është seanca e parë e përbashkët e qeverive të dy vendeve, kjo do të jetë edhe hera e parë që Italia ka nënshkruar marrëveshje me një vend që nuk është anëtar i BE-së.
Sipas të njëjtit burim, dje qeveria shqiptare miratoi një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha, duke filluar nga shëndetësia, energjia dhe mjedisi, deri te industria e sigurisë dhe inteligjenca artificiale. mb/
Foto: printskrin Ora njuz