• e premte, 05 dhjetor 2025

Lukashenko në bisedën telefonike me Trampin është angazhuar për ndërprerje të aksioneve ushtarake në Ukrainë

Lukashenko në bisedën telefonike me Trampin është angazhuar për ndërprerje të aksioneve ushtarake në Ukrainë

Minsk, 22 gusht 2025 (MIA) - Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko deklaroi sot se javën e kaluar pati një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në lidhje me Ukrainën.

Sipas Lukashenkos, për të arritur paqen duhet të përfundojnë disa faza.

"Por tani gjëja më e rëndësishme është të ndalen luftimet dhe humbja e jetëve. Para së gjithash, mund të flasim për vendosjen e një armëpushimi ajror dhe një armëpushimi në vijën e kontaktit. Në fakt, të mos fluturohen raketa dhe dronë në asnjë drejtim. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe për rusët gjithashtu. Për Ukrainën edhe më shumë", tha Lukashenko.

Ai shtoi se Rusia mund të kishte përdorur armën e saj të re - sistemin raketor "Oreshnik", por nuk e bëri këtë "sepse është plotësisht e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje paqësore". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR