• e martë, 24 dhjetor 2024

LSDM: Mickoski kërkon çdo ditë zgjedhje për të mbuluar paaftësinë e kryetarëve të komunave të tij, zgjedhje do të ketë në vitin 2024

LSDM: Mickoski kërkon çdo ditë zgjedhje për të mbuluar paaftësinë e kryetarëve të komunave të tij, zgjedhje do të ketë në vitin 2024
21 janar 2022 Hristijan Mickoski prej ditësh po mundon opinionin me kërkesë për zgjedhje të shpejta të parakohshme, për të plotësuar dëshirat e tij personale. Mickoski me kërkesat e përditshme për zgjedhje, me anketa të porositura dëshiron ta largojë vëmendjen nga paaftësia e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Danella Arsovska. Qeveria e re është formuar me legjitimitet të plotë pesë ditë më parë dhe mandati i saj është deri në vitin 2024, Mickoski mund të kërkojë zgjedhje sa të dojë, zgjedhje do të ketë në mandatin e rregullt, në vitin 2024. Qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet dhe kërkojnë zgjidhje të problemeve dhe jo ngërç dhe bllokim të shtetit. Kërkesa e Mickoskit është një përpjekje për të penguar shoqërinë. Hristijan Mickoski është më së paku i thirrur për të folur për energjinë dhe krizën energjetike. Në vend të ideve dhe propozimeve, gjithçka që bën Mickoski janë kritika dhe akuza të pabaza. Qendra për komunikime me publikun të LSDM-së ________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në form integrale dhe nuk mbanë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR