• e premte, 05 dhjetor 2025

Londra dhe Berlini përgatisin lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore përmes Lamanshit

Londra dhe Berlini përgatisin lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore përmes Lamanshit

Hamburg, 14 gusht 2025 (MIA) - Gjermania dhe Britania e Madhe po vazhdojnë projektin për lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore midis kryeqyteteve të tyre. Ministri i Transportit të Gjermanisë Patrik Shnajder dhe kolegia e tij britanike Hajdi Aleksandar nënshkruan deklaratë në Hamburg, sipas së cilës grupi punues duhet t'i sqarojë çështjet e mbetura të pazgjidhura, transmeton DPA.

"Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që trenat e parë të mund të udhëtojnë drejtpërdrejtë nga Gjermania në Britaninë e Madhe nën Lamansh në vitet e ardhshme", tha Shnajder. Megjithatë, çështjet që lidhen me kontrollet kufitare dhe të sigurisë duhet të sqarohen së pari së bashku me operatorët e infrastrukturës dhe kompanitë hekurudhore.

Aleksander e përshkroi dokumentin si deklaratë inovative me potencialin për të krijuar një alternativë të qëndrueshme ndaj transportit ajror. Grupi i punës duhet t'i afrojë dy vendet "dhe të hapë mundësi të reja për turizëm, biznes dhe shkëmbim kulturor", tha ministri.

Lidhja e drejtpërdrejtë hekurudhore do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përforcimin e lidhjeve jetësore tregtare që janë themeli i marrëdhënieve tona ekonomike me Gjermaninë. Kjo do të përmirësojë qasjen e kompanive britanike në tregjet evropiane, ndërkohë që do ta bëjë më të lehtë për kompanitë gjermane të investojnë dhe të operojnë në Britaninë e Madhe.

Për momentin, për shkak të kërkesave të ndryshme operative, rregullatore dhe ekonomike, udhëtimi me tren është i mundur vetëm me një transferim - për shembull nëpërmjet Brukselit ose Parisit. Sipas operatorit hekurudhor gjerman "Dojçe Ban", ka deri në dhjetë lidhje në ditë me transferta në Bruksel. Dëshira për të ofruar lidhje të drejtpërdrejta ka ekzistuar prej vitesh.

Deri më tani, vetëm trenat e udhëtarëve me shpejtësi të lartë të operuar nga kompania francezo-britanike "Eurostar" kanë udhëtuar nëpër tunelin e Lamanshit. "Lidhja e pandërprerë do ta bënte udhëtimin jashtëzakonisht më të lehtë dhe do të rriste ndjeshëm atraktivitetin e transportit hekurudhor", thekson Shnajderi. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR