• e martë, 02 korrik 2024

Lokalizohet zjarri pyjor afër Malit Athos

Lokalizohet zjarri pyjor afër Malit Athos

Athinë, 8 korrik 2023 (MIA) - Shërbimi zjarrfikës i Greqisë e ka lokalizuar zjarrin që ka shpërthyer herët mëngjesin e sotëm në një zonë pyjore të Malit Athos, në një pjesë të pakalueshme, në zonën më të gjerë të njërit prej manastireve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas shërbimit zjarrfikës, në shuarje marrin pjesë 45 zjarrfikës me 11 automjete dhe katër ekipe këmbësorie, ndërsa herë pas here ndërhyjnë katër aeroplanl dhe dy helikopterë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR