• e diel, 22 dhjetor 2024

Lituania do t'u ofrojë emigrantëve nga një mijë euro secili për t'u kthyer në shtëpi

Lituania do t'u ofrojë emigrantëve nga një mijë euro secili për t'u kthyer në shtëpi

Vilnius, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Lituania kumtoi se do t'u ofrojë emigrantëve më shumë stimuj financiarë për t'u kthyer në shtëpi, pasi shteti baltik po përpiqet të riatdhesojë mijëra njerëz që i janë bashkuar vendit anëtarë i BE-së Bjellorusisë. “Çdo migrant që zgjedh vullnetarisht të kthehet në vendin e origjinës do të marrë tani 1.000 euro në vend të vetëm 300 nga kufitarët shtetëror, së bashku me një biletë aeroplani për në shtëpi”, kumtoi MPB-ja lituaneze. Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kaluar ose kanë tentuar të kalojnë kufirin lindor të Bashkimit Evropian për në Letoni, Lituani ose Poloni që prej stinës së verës. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR