Lideri i Hezbollahut shpalli fitore ndaj Izraelit
- Lideri i Hezbollahut libanez, Naim Kasem, deklaroi sot se lëvizja ka arritur një "fitore të madhe", në fjalimin e tij të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me Izraelin në Liban.
Bejrut, 29 nëntor 2024 (MIA) - Lideri i Hezbollahut libanez, Naim Kasem, deklaroi sot se lëvizja ka arritur një "fitore të madhe", në fjalimin e tij të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me Izraelin në Liban.
"Ne fituam sepse e penguam armikun të shkatërrojë Hezbollahun, të shkatërrojë lëvizjen e rezistencës ose ta dobësojë atë", tha Kasem në një fjalim televiziv, duke theksuar se "armiku nuk mundi të arrijë qëllimet e tij".
Armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi në Liban të mërkurën, pas më shumë se një viti armiqësish ndërkufitare dhe dy muaj lufte të hapur midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes së armatosur libaneze të mbështetur nga Irani. mb/
Foto: MIA