• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Libri i ri në Poloni shkaktoi reagime të zemëruara për shkak të tekstit për lindjen e fëmijëve

Libri i ri në Poloni shkaktoi reagime të zemëruara për shkak të tekstit për lindjen e fëmijëve
Varshavë, 16 gusht 2022 (MIA) – Libri i ri shkollor për shkollat ​​e mesme, i zhvilluar nën mbështetjen e qeverisë konservatore të Polonisë, ka hasur në kritika tek një pjesë e publikut, duke e vlerësuar si tentim që të indoktrinuar të rinjtë. Kritika e librit për historinë bashkëkohore, të titulluar "Historia dhe e tashmja", këto ditë është fokusuar në paragrafin i cili i përshkruan qasjet moderne ndaj seksualitetit dhe lindjes së fëmijëve. Si duket teksti shpreh qëndrim negativ ndaj fekondimit in vitro pa përmendur termin eksplicit. Ministria polake e Arsimit mohon se paragrafi ka të bëjë me metodën in vitro. Ministria e Arsimit u përgjigj në vërejtjet e Tuskit me postimet në Tuiter se vetëm "një mendje e sëmurë dhe e urryer" në këtë mënyrë do ta interpretojë atë pjesë të linbrit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR