• e premte, 05 dhjetor 2025

Liban: Plani i çarmatimit të "Hezbollahut" ekzistonte dhe para iniciativës amerikane

Liban: Plani i çarmatimit të

Bejrut, 15 gusht 2025 (MIA) - Ministri libanez i Drejtësisë, Adel Nasar, deklaroi se qeveria ka punuar një plan për çarmatosjen e "Hezbollahut" edhe para iniciativës së fundit të SHBA-së, njoftuan mediat lokale.

Ai theksoi se çdo armë jashtë institucioneve shtetërore është jokushtetuese dhe e paligjshme, duke e quajtur këtë "fakt ligjor, e jo opinion".

Në përgjigje të pohimit të "Hezbollahut" se dorëzimi i armëve është "vetëvrasje", Nasar tha se vetëvrasja e vërtetë janë vendimet e njëanshme që shkaktojnë konflikte vdekjeprurëse.

Ministri theksoi se shteti është garantuesi i vetëm për të gjithë qytetarët dhe se partnerët politikë duhet ta ndërtojnë shtetin, e jo ta bllokojnë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR