• e premte, 05 dhjetor 2025

Liban: Dymbëdhjetë të vrarë në sulme izraelite

Liban: Dymbëdhjetë të vrarë në sulme izraelite

Bejrut, 15 korrik 2025 (MIA) - Në sulmet izraelite në Libanin lindor sot jetën e humbën 12 persona, publikuan mediat libaneze.

Armata izraelite kumtoi se ka shënjestruar pozicionet e lëvizjes proiraniane Hezbollah në zonë.

"Aeroplanët luftarakë të armikut kryen sulme ndaj zonës Vadi Fara në luginën veriore Beka, një prej të cilave shënjestroi kamp për sirianët e zhvendosur, me ç'rast jetën e humbën 12 persona dhe janë plagosur tetë", shtuan mediat libaneze.

Sulmet ishin më vdekjeprurëset prej se vitin e kaluar është arritur marrëveshje për armëpushimit, me të cilin përfunduan luftimet midis grupit militant Hezbollah dhe Izraelit.

Një burim sigurie deklaroi se pesë nga të vrarët ishin luftëtarë të Hezbollahut. Shtatë prej të vrarëve janë shtetas sirianë, të cilët shpesh punojnë në fusha bujqësore në Beka.

Sot paraprakisht, ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, tha se sulmet "janë mesazh i qartë për organizatën terroriste Hezbollah, e cila planifikon të kthejë aftësinë e saj për të sulmuar Izraelin përmes forcave Radvan". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR