Li dhe Takaiçi: Përforcimi i marrëdhënieve midis Seulit dhe Tokios është më e rëndësishme se kurrë
- Presidenti i Koresë së Jugut Li Xhe Mjung gjatë bisedës me kryeministren japoneze Sanae Takaiçi tha se është më e rëndësishme se kurrë që të forcohen lidhjet dypalëshe, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë shumë të përbashkëta në mjedisin aktual tregtar, kumtoi sot kabineti i presidentit koreanijugor.
- Post By Ramize Qamili
- 14:45, 30 tetor, 2025
Seul, 30 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i Koresë së Jugut Li Xhe Mjung gjatë bisedës me kryeministren japoneze Sanae Takaiçi tha se është më e rëndësishme se kurrë që të forcohen lidhjet dypalëshe, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë shumë të përbashkëta në mjedisin aktual tregtar, kumtoi sot kabineti i presidentit koreanijugor.
Në kumtesë theksohet se Takaiçi gjatë takimit ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve me fokus në të ardhmen do të ishte në dobi të të dy vendeve.
Komentet e tij vijuan gjatë takimit midis dy liderëve në margjinat të takimeve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (BEAP), të cilat po zhvillohen në Korenë e Jugut. rq/
Foto: EPA