• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lavrovi e paralajmëroi Moldavinë të mos i kërcënojë paqeruajtësit rusë

Lavrovi e paralajmëroi Moldavinë të mos i kërcënojë paqeruajtësit rusë
Moskë, 1 shtator 2022 (MIA) – Ministri rus i Punëve të Jashtme rus Sergej Lavrov paralajmëruoi se çfarëdo veprime që i kërcënohen kontingjentin paqeruajtës rus në rajonin separatist moldav Pridnjestrovje do të shihet si sulm ndaj Rusisë. "Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo veprim që rrezikon ushtarët tanë do të konsiderohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar si një sulm ndaj Rusisë", tha Lavrov në fjalimin në Institutin shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare. Deklarata solli deri në shqetësim se Pridnjestrovje e cila kufizohet me Ukrainën, mund të tërhiqej në konfliktin ruso-ukrainas, raportuan disa media perëndimore. Rusia atje sistemoi kontigjent paqeruajtës atje që nga përfundimi i një lufte tre mujore në 1992, kur Pridnjestrovje u shkëput nga kontrolli i autoriteteve moldave. Forcat ruse kanë gjithashtu një depo të madhe municionesh atje. Në prill, tensionet u rritën në Moldavi pas një sërë shpërthimesh në Transnistria. Pas fjalimit të Lavrovit, Kishinjev kërkoi shpjegim nga ushtruesi i detyrës ruse. Megjithatë, Moldavia do të duhet të zbatojë reforma në fusha të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit përpara se të anëtarësohet në BE. Ish-republika sovjetike aplikoi për anëtarësim vetëm disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Moldavia, e cila sipas Kushtetutës është neutrale, nuk kërkon të hyjë në NATO. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR