Lavrov ka mbërritur në Malta, në takim të ministrave të punëve të jashtme të OSBE-së
- Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov ka mbërritur në Malta, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të OSBE-së, njoftuan mediat ruse.

Valeta, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov ka mbërritur në Malta, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të OSBE-së, njoftuan mediat ruse.
Kjo është vizita e parë e Lavrovit në një vend të BE-së nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Vitin e kaluar Lavrov ka qenë në Shkup, në atë kohë kryesonte me OSBE-së, por një vit më vonë, Polonia e cila e ka pasur funksionin e njejtë, ka refuzuar t'ia lejojë ministrit rus pjesëmarrjen në takimin vjetor të OSBE-së. mb/
Foto: EPA