Lavrov: Do ta shqyrtojmë mundësinë për dërgesën e sasisë shtesë të gazit në Hungari
- Post By Fortuna Bakija
- 18:02, 21 korrik, 2022

Moskë, 21 korrik 2022 (MIA) – Rusia do ta shqyrtojë mundësinë për dërgimin e sasisë shtesë të gazit në Hungari këtë vit, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov pas takimit me homologun e tij hungarez Peter Sijarto në Moskë.
Sijarto msot kan arritur në Moskë për të biseduar për blerjen e 700 milionë metra kub shtesë gaz natyror.
Shefi i diplomacisë hungareze do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin rus Aleksandar Novak, një nga njerëzit kryesorë në sektorin energjetik rus.
Hungaria, e cila nuk ka dalje në det, importon 65 për qind të naftës dhe 80 për qind të gazit nga Rusia. Për shkak të rrezikut nga mungesa e energjisë, qeveria hungareze javën e kaluar ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.fb/