• e premte, 05 dhjetor 2025

Lajen: BE-ja do të akordojë mbi katër miliardë euro për Ukrainën

Lajen: BE-ja do të akordojë mbi katër miliardë euro për Ukrainën

Bruksel, 22 gusht 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se Bashkimi Evropian do të akordojë sot më shumë se katër miliardë euro në mbështetje të Ukrainës.

"Solidariteti i BE-së me Ukrainën është i palëkundur. Ky është angazhimi ynë jo vetëm për rimëkëmbjen e Ukrainës, por edhe për të ardhmen e saj si një vend sovran dhe demokratik", njoftoi Lajen në platformën Iks.

Ajo shtoi se mbështetja e përgjithshme financiare për Ukrainën nga BE-ja dhe vendet-anëtare të saj ka arritur në 168.9 miliardë euro. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR