• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lajçak: Vazhdojnë përpjekjet për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

Lajçak: Vazhdojnë përpjekjet për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

Vjenë, 8 korrik 2023 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, sot, duke përmbledhur ngjarjet e javës së kaluar, tha se vazhdojnë përpjekjet për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Lajçak ka shkruar në Fejsbuk se në fillim të kësaj jave, udhëtova në Kosovë dhe Serbi për të ndjekur përpjekjet tona të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Fokusi kryesor ishin takimet e mia me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq në Serbi për të shqyrtuar opsionet për rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për deeskalim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrja e serbëve të Kosovës dhe kthimi në dialog”, 

"Takova shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, gjeneralmajor Barbano dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ristuccia. Ne diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë, nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë për de-përshkallëzimin dhe kemi shqyrtuar opsionet për kontributin e organizatave tona”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ky udhëtim i ka ndihmuar që të kuptojë më mirë situatën në terren dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR