• e martë, 24 dhjetor 2024

Lajçak prej nesër për vizitë treditore në Kosovë

Lajçak prej nesër për vizitë treditore në Kosovë
Prishtinë, 26 qershor 2022 (MIA) - I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçal do të udhëtojë nesër, 27 qershor, për vizitë treditore zyrtare në Kosovë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Zyra e BE-së në Kosovë përmes kumtesës për opinionin informon se Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend. Sipas kumtesës gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesi i BE-së planifikon t'i vizitojë edhe qytetin e Prizrenit dhe pjesën veriore të shtetit, të banuar me shumicë serbe, ndërsa fjalim para mediave është paraparë të mërkurën më 29 qershor. Vizita e Lajçakut vjen pasi të martën e kaluar Prishtina dhe Beogradi e miratuan në Bruksel, Udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjeve energjetike nga viti 2013 dhe 2015. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR