• e martë, 24 dhjetor 2024

Kurti thotë se nuk ka marrë ftesë për të ardhur në Bruksel me Vuçiqin

Kurti thotë se nuk ka marrë ftesë për të ardhur në Bruksel me Vuçiqin
Prishtinë, 1 gusht 2022 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot deklaroi se nuk ka marrë ftesë nga Brukseli, transmeton Radio Evropa e Lirë. "Është dashur të takohem me presidentin e Serbisë në Bruksel më 19 korrik, por ai kërkoi që ai takim të shtyhet për në fund të gushtit. Ndoshta ka qenë i zënë me përgatitjen e asaj që ndodhi dje pasi është dashur të takoheshim më 19 korrik", tha Kurti sot në konferencë për shtyp. Kurti shtoi se e “ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në Bruksel kur do t'i ftojë përfaqësuesi i lartë i BE-së", Zhozep Borrell. “Një ftesë të tillë nuk kemi ende, kur do ta marrim do ta shpallim dhe do ta prezantojmë qëndrimin tonë”, tha Kurti dhe shtoi se e mbështet dhe është i gatshëm për dialog i cili do të çojë deri në normalizim të plotë të marrëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen reciproke. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë ftesë nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, që të vijnë në Bruksel dhe të vazhdojnë dialogun për të gjitha çështjet e hapura, konfirmojnë burime në Bruksel për Radion Evropa e Lirë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR