Kurti: Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë dyfish më të larta sesa për të gjitha qeveritë paraprake
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte gjatë qeverisjes së partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje është 705.6 milionë euro, që sipas tij është 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Prishtinë, 3 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte gjatë qeverisjes së partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje është 705.6 milionë euro, që sipas tij është 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në publikimin në aqen e tij në Fejsbuk, Kurti pohon se mesatarja vjetore e Investimeve të huaja Ddirekte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej.
"Qeverisja e mirë dhe e ndershme, me besueshmëri dhe kënaqshmëri të lartë qytetare, sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore të përshtatshme, mbështetja e investimeve përmes garantimit të kredive, fuqia punëtore e kualifikuar, e me skemat e punësimit të subvencionuara nga qeveria po e bëjmë shtetit tonë një destinacion përherë e më shumë tërheqës për investime dhe opsion gjithnjë e më të favorshëm për investitorë të huaj", shkroi Kurti. mb/