Kurti: Gjatë vitit të ardhshëm të Kosovës edhe 600 ushtarë dhe 500 policë
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se pritet që gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë të ketë edhe 600 ushtarë dhe 500 policë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:37, 5 nëntor, 2023
Prishtinë, 5 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se pritet që gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë të ketë edhe 600 ushtarë dhe 500 policë.
Kurti tha se në vitin 2024 edhe 600 ushtarë dhe 500 policë do të marrin pjesë në zbatimin e, siç tha ai, ligjit dhe kushtetutës, për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.
“Thuajuni të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve se nuk do të mund të na ndalin as në jug e as në veri”, tha Kurti në një mbledhje partiake të Lëvizjes Vetëvendosje. mb/
Foto: EPA