• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kuleba largohet nga Ukraina, mësoi se Zelenski përgatiste ndalesë për udhëtimin e ish funksionarëve

Kuleba largohet nga Ukraina, mësoi se Zelenski përgatiste ndalesë për udhëtimin e ish funksionarëve

Krakov, 9 shtator 2025 (MIA) - Ish shefi i diplomacisë së Ukrainës, Dmitro Kuleba, sot deklaroi se kurrë nuk e kishte menduar se do të duhej të largohej nga vendi i tij brenda natës dhe se tani ndodhet në Krakovë të Polonisë.

Ai u largua nga Ukraina vetëm disa orë para se të hynte në fuqi dekreti me të cilën u ndalonte ish diplomatëve dhe zyrtarëve të largoheshin nga Ukraina, ndërsa Kuleba në bisedë telefonike me gazetën italiane "Koriere della Sera" deklaroi se mësoi për dekretin në kohë dhe arriti të largohej nga vendi disa orë para se të hynte në fuqi.

Siç tha, dekreti nuk ishte miratuar për shkak faktit që nga fillimi i luftës, gjendja e jashtëzakonshme ua kishte ndaluar burrave në moshë ushtarake nën 60 vjeç të largoheshin nga vendi, ose për arsye të tjera.

"Në Ukrainë ish diplomatët nuk janë të obliguar të shërbejnë në luftë. E saktë është që presidenti Zelenski dhe shoqëria e tij nuk duan që të shkojmë jashtë vendit dhe të themi gjëra që ata besojnë se mund të jenë në kundërshtim me pikëpamjet e qeverisë. Llogarita se rreth njëzet prej nesh mbulohen nga kjo masë. Nuk mendoj se vuaj nga mania e persekutimit, por e di me siguri se qëllimi i dekretit është të më bllokojë mua dhe disa persona të tjerë", tha Kuleba i cili nga viti 2020 deri vitin e kaluar ishte shef i diplomacisë së Ukrainës kur Zelenski e zëvendësoi atë.

Ai shton se për të, ndalimi i largimit nga Ukraina është humbje e madhe, sepse fiton para nga ligjëratat jashtë vendit - në Paris dhe SHBA, ku shpesh udhëton në konferenca. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR