KUIINT-i dhe BE-ja të shqetësuara për shkak të përjashtimit të bashkësive joshumicë para zgjedhjeve lokale në Kosovë
- Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësim lidhur me siç thonë ata "përpjekjet për të kufizuar konkurrencën mes partive që përfaqësojnë komunitetet joshumicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit".
- Post By Melahat Baftija
- 20:59, 22 gusht, 2025
Prishtinë, 22 gusht 2025 (MIA) - Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësim lidhur me siç thonë ata "përpjekjet për të kufizuar konkurrencën mes partive që përfaqësojnë komunitetet joshumicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit".
Shtetet e KUINT-it dhe BE theksojnë se çdo veprim për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës.
"Ne presim që qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive", thuhet në reagim.
Sipas ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
"Në të njëjtën kohë, ne inkurajojmë partitë e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore për të kërkuar zgjidhje", përfundon reagimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime. mb/