• e premte, 05 dhjetor 2025

Kufijtë sllovenë prej sot do të ruhen nga armata

Kufijtë sllovenë prej sot do të ruhen nga armata

Словенечките граници од денеска ќе ги чува и армијата

Lubjanë, 7 nëntor 2025 (MIA) - Pjesëtarët e ushtrisë sllovene së bashku me policinë prej sot do të marrin pjesë në sigurimin e kufirit shtetëror, pasi qeveria dje aktivizoi nenin 37 të Ligjit të Mbrojtjes, i cili e lejon këtë, njoftoi agjencia sllovene STA.

Me këtë masë do ta lehtësohet puna e policisë, në mënyrë që ajo të mund të përballojë më mirë situatën e sigurisë, veçanërisht në pjesën juglindore të Sllovenisë.

Neni 37 i Ligjit të Mbrojtjes përcakton që forcat e armatosura sllovene mund të bashkëpunojnë me policinë në sigurinë më të gjerë të kufirit shtetëror në kuadër të territorit shtetëror, sipas një vendimi paraprak qeveritar dhe planeve të koordinuara.

Anëtarët e ushtrisë nuk kanë kompetenca policore gjatë kryerjes së këtyre detyrave.

Qeveria në seancën e djeshme, mori vendimin për aktivizimin e nenit, për shkak të situatës së sigurisë në Slloveninë juglindore, transmeton STA.

Siç deklaroi kryeministri Robert Golob pas seancës, policia mund t’u kërkojë anëtarëve të ushtrisë të ndihmojnë në një gamë shumë të kufizuar detyrash në kufi.

Në këtë mënyrë, ushtria do të lehtësojë punën e policisë në atë pjesë të vendit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria kryesore e policisë, në sigurimin e kufirit shtetëror do të marrin pjesë deri në 40 anëtarë të ushtrisë sllovene.

Bashkëpunimi tani për tani është planifikuar për zonën kufitare nën kompetencat e Drejtorisë së Policisë së Novo Mesto, por sipas nevojës mund të zgjerohet në drejtori të tjera policore më të ngarkuara me problemin e migrimit të paligjshëm, shpjeguan autoritetet.

"Kur këta 40 nënpunës policorë të transferohen përsëri në Drejtorinë e policisë në Novo Mesto, në kufi do të ketë mungesë personeli, të cilën ushtria do ta plotësojë me 40 anëtarët e saj, shpjegoi Golob.

Policia do të paraqesë raporte mujore për nevojën për të vazhduar aktivizimin e nenit 37, ndërsa vendimi i qeverisë mbetet në fuqi derisa të shfuqizohet. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR