• e diel, 22 dhjetor 2024

KSHZ: Përfundoi votimi në institucionet ndëshkimore, të sëmurëve dhe të shpërngulurve, në diasporë ende votohet

KSHZ: Përfundoi votimi në institucionet ndëshkimore, të sëmurëve dhe të shpërngulurve, në diasporë ende votohet

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Me të drejtë vote në Zgjedhjet presidenciale 2024 në Listën zgjedhore të regjistruar janë gjithsej 1.814.317 votues. Në 31 vendvotim në përfaqësitë diplomatike konsullore jashtë shtetit, 2.569 votues që janë paraqitur dhe fletëparaqitjet e të cilëve janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë mundësi për ta realizuar të drejtën e tyre të votës, njoftoi sonte  Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ende janë të hapura gjashtë vendvotime, në të cilat votimi do të zgjatë deri në orën 19 sipas zonës kohore të vendit ku votohet.

"Deri në orën 19, sipas informacioneve që i fitojmë nga këshillat zgjedhorë, dalja e përgjithshme nga votimi jashtë shtetit është 891 votues, përkatësisht 35 për qind. E cekim që në këtë dalje, për shkak të zonës kohore nuk janë përfshirë gjashtë vendvotime në të cilat ende zgjat votimi", theksojnë nga KSHZ-ja.

Janë mbyllur të 14-të vendvotimet në entet ndëshkimore korrigjuese, ku të drejtën e votës, sot kishin mundësi ta realizojnë 2.147 votues. Votimi aty është zhvilluar pa probleme, ndërsa deri në orën 19, sipas informacioneve nga këshillat zgjedhorë, kanë votuar 1.380 votues apo 64% e të regjistruarve.

Gjatë ditës së sotme, të drejtën e votës në qendrën e vetme për personat e zhvendosur brenda shtetit kishin mundësi ta realizojnë edhe 2 votues, të cilët janë të evidentuar si persona të zhvendosur brenda shtetit dhe ata e kanë realizuar të drejtën e tyre. Vendvotimi edhe në qendrën për persona të zhvendosur brenda shtetit është mbyllur.

KSZH njofton se gjithsej 534 votues që janë të akomoduar në 20 qendra për kujdes jashtë-familjar kishin mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në qendrën në të cilën janë të akomoduar.

Prej gjithsej 250 votues nga 7 qendra, 208 votues kanë votuar, përkatësisht 83 për qind prej tyre.

Gjatë ditës së sotme, sipas KSHZ-së, këshillat zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut e zbatojnë edhe votimin e personave që janë të sëmurë dhe personave të pafuqishëm, ndërsa të cilët në komisionet komunale zgjedhore kanë dorëzuar njoftime me dokumentacionin përkatës. Në shtëpitë e tyre, të drejtën e votës e kanë realizuar 6.935 qytetarë, të cilët janë paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm. Deri më tani, sipas informacioneve nga komisionet komunale zgjedhore, kanë votuar 6.543 përkatësisht 94% të personave të sëmurë ose të pafuqishëm.

KSHZ njofton që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në këtë moment ka lëshuar akreditime për vëzhgim të zgjedhjeve për 915 vëzhgues vendas, 628 të huaj dhe ndërkombëtarë dhe 38 gazetarë të huaj. Për të gjithë qytetarët, në dispozicion janë edhe ueb faqja e KSHZ-së www.sec.mk, si dhe faqet e rrjeteve sociale ‘Facebook’, X, Instagram dhe kanali ‘Youtube’. Aty mund të gjeni informacione në kohë reale dhe të sakta lidhur me zgjedhjet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR