• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeprokurori i Ukrainës ngriti kallëzim penal për shkak të sulmit me raketa ndaj termocentralit Zaporozhje

Kryeprokurori i Ukrainës ngriti kallëzim penal për shkak të sulmit me raketa ndaj termocentralit Zaporozhje
Kiev, 7 gusht 2022 (MIA) – Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës ka njoftuar se ka hapur procedurë penale kundër, sipas saj, sulmit me raketa dhe artileri të ushtrisë ruse ndaj termocentralit Zaporozhje. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Rafael Grosi bëri thirrje mbrëmë për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake pranë termocentralit bërthamor ukrainas në Zaporozhje, duke paralajmëruar për "rrezik shumë real të një fatkeqësie bërthamore". Ai tha se ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar" nga akuzat për raketa në termocentralin bërthamor, më i madhi në Evropë. Kievi pretendon se ushtria ruse po synon zonat civile nga vendet pranë termocentralit, duke përdorur të ashtuquajturat "taktika terroriste". Operatori i termocentralit Zaporozhje, "Enerhoatom", kumtoi se një "njësi e energjisë" ishte mbyllur për shkak të sulmeve me raketa ruse, duke shtuar se ekzistonte rreziku i përhapjes së rrezatimit. "Enerhoatom" lajmëroi në rrjetin social Telegram se sulmet me raketa "kërcënuan seriozisht funksionimin e sigurt të termocentralit". Moska pretendon se sulmet janë kryer nga Ukraina. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR