Kryengritësit në Idlib janë sulmuar nga aeroplanët sirianë dhe rusë
- Aeroplanë sirianë dhe rusë sot e kanë sulmuar qytetin Idlib, i cili është nën kontrollin e kryengritësve. Sipas shërbimeve të shpëtimit, në sulmet të paktën katër persona e kanë humbujr jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.
Damask, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Aeroplanë sirianë dhe rusë sot e kanë sulmuar qytetin Idlib, i cili është nën kontroll të kryengritësve. Sipas shërbimeve të shpëtimit, në sulmet të paktën katër persona e kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.
Ushtria siriane dhe forcat ruse pretendojnë se kanë në shënjestër strehimoret e kryengritësve dhe mohojnë që civilët jenë objektivat e sulmeve.
Ushtria siriane njoftoi sot se ka vendosur kontrollin mbi disa qytete që ditët e fundit janë pushtuan nga kryengritësit e udhëhequr nga Hajat Tahrir al-Sham.
Kryengritësit dje e kanë pushtuar Alepon, një qytet në lindje të provincës Idlib, duke e detyruar ushtrinë siriane të rigrupohet.
Kryengritësit pretendojnë sot se kanë pushtuar një qytet tjetër - Kansir, duke u përpjekur të ndërpresin rrugën kryesore të furnizimit për ushtrinë në Alepo. mb/
Foto: MIA