• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri Kovaçevski mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë

Kryeministri Kovaçevski mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë
Shkup, 3 korrik 2022 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë tek presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në rend dite të seancës ishte propozimi i modifikuar i presidencës franceze për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Kryeministri Kovaçevski njoftoi se çdo vendim për propozimin do të merret me dialog dhe konsultim në interes të së ardhmes së të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kovaçevski pas marrjes së propozimit francez filloi konsultime të gjera me liderët e koalicionit qeveritar, me trupin diplomatik, sektorin civil, me përfaqësues të opinionit ekspert dhe medieve. Sektori për marrëdhënie me publikun Sekretariati i Përgjithshëm __________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR