• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri i Kamboxhias dërgoi letër deri tek Këshilli i Sigurimit të KB-së për përgjigje urgjente të konfliktit të armatosur me Tajlandën

Kryeministri i Kamboxhias dërgoi letër deri tek Këshilli i Sigurimit të KB-së për përgjigje urgjente të konfliktit të armatosur me Tajlandën

Pnom Pen, 24 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen ka dërguar letër deri tek përfaqësuesit e përhershëm të Pakistanit në KB dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit ku kërkon përgjigje të menjëhershme ndaj veprimeve armiqësore të Tajlandës, publikuan mediat e atjeshme.

Kryeministri njoftoi për veprimet agresive të forcave të armatosura tajlandeze kundër Kamboxhias në zonat kufitare, veçanërisht në zonat përreth tempujve Tamone Tom, Ta Krabej dhe Mom Bej, në provincat Preah Viher dhe Odar Minçi.

Kamboxhia dënon ashpër "veprimet agresive, të cilat përbëjnë shkelje serioze të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e garantuara në Kartën e KB-së dhe Kartën e ASEAN-it dhe shkelin integritetin territorial të vendit".

Hun Sen kujtoi se kufijtë kontestues midis dy vendeve vazhdojnë dhe pavarësisht marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara në të kaluarën, sipas të cilave të dy vendet angazhohen për zgjidhjen e kufirit bazuar në këto dokumente.

Kamboxhia, gjithashtu i hedh poshtë si të pabaza dhe të rreme akuzat e Tajlandës në lidhje me incidentin me mina në të cilin një patrullë tajlandeze devijoi nga një rrugë e paracaktuar dhe hyri në një zonë të rrezikshme të territorit kamboxhian.

Kryeministri thekson se këto veprime nga Tajlanda seriozisht kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB-së, si dhe letra t'u shpërndahet të gjithë anëtarëve të tij si dokument zyrtar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR