• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryeministri i Australisë kërkon lirim të Asanzhit

Kryeministri i Australisë kërkon lirim të Asanzhit

Kanberrë, 5 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Asutralisë, Entoni Albanes deklaroi se mbajtja e themeluesit të Uikiliksit, Xhulian Asanzh në burg "më nuk shërben për asnjë qëllim" dhe se kjo është "frustruese".

Asanzh tani katër vite është në burgun londinez Belmarsh pasi që është nxjerrë nga Ambasada e Ekuadorit.

"Menedoj se rasti i Asanzhit duhet të shikohet nga aspekti i asaj që ka ndodhur, cilat janë akuzat dhe nëse koha e kaluar e ka tejkaluar atë që do të ishte e drejtë për dëshmimin e akuzave", theksoi Albanes për televizionin australian Ej-bi-si.

Ai shtoi se ekziston pabarazi mes Asanzhit dhe spiunes Çellzi Mening, e cila është në liri pasi që një periudhë të caktuar kaloi në burg. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR