Kryebashkiakja e qytetit Herdeke të Gjermanisë e plagosur rëndë gjatë një sulmi me thikë
- Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdeke të Gjermanisë, socialdemokratja Iris Stalcer, është plagosur rëndë në një sulm me thikë, publikuan mediat gjermane.
- Post By Ramize Qamili
- 16:05, 7 tetor, 2025
Berlin, 7 tetor 2025 (MIA) – Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdeke të Gjermanisë, socialdemokratja Iris Stalcer, është plagosur rëndë në një sulm me thikë, publikuan mediat gjermane.
Sipas policisë, Stalcer pësoi plagë të shumta me thikë, ndërsa në qytetin e Rajna-Vestfalias veriore një operacion i madh policor është duke u zhvilluar, shkruan gazeta gjermane "Shpigel".
Detajet për sulmin dhe identitetin e autorit ende janë të panjohura.
Kancelari gjerman Fridrih Merc shprehu shqetësim të thellë, duke shkruar në platformën "Iks"" se shpreson për shërimin e plotë të politikanes.
Pesëdhjetë e shtatë vjeçarja Stalcer u zgjodh kryetare diçka më pak se dy javë, duke fituar 52,2 për qind të votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve. rq/
Foto: EPA