• e premte, 05 dhjetor 2025

Kremlini shpreson edhe për një takim Putin-Tramp

Kremlini shpreson edhe për një takim Putin-Tramp

Moskë, 17 nëntor 2025 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se shpreson për një takim midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Tramp, sapo të përfundojnë përgatitjet e nevojshme. 

Putini dhe Trampi herën e fundit janë takuar në gusht në Alaskë, ku diskutuan një zgjidhje të mundshme për luftën në Ukrainë. Muajin e kaluar paralajmëroi planin për një samiti në Budapest, por Trampi e anuloi duke thënë se "terminin" nuk më duket në rregull. 

Në pyetjen nëse Moska ka humbur  shansin dhe nën cilat kushte mund të zhvillohet një takim i ri midis Putinit dhe Trampit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, iu përgjigj gjazetarëve se në këtë moment nuk mund të parashikoj se kur do të përmbushen këto kushte. 

"Edhe pse, sigurisht, të gjithë jemi të interesuar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai dhe shtoi se të dyja palët ranë dakord se nevojiten përgatitje të thella që takimi të jetë produktiv.

"Domethënë, sapo të përfundojnë këto përgatitje, ndërsa kushtet për samitin të jenë gati, shpresojmë që ai do të zhvillohet", tha Peskov.

Duke paralajmëruar anulimin e takimit në Budapest, Trampi muajin e kaluar shprehu përsëri frustimin e tij me presidentin rus.

"Sa herë që flas me Vlladimirin, kam biseda të mira të cilat pastaj nuk çojnë askund", tha ai.

"Trampi në mesin e tetorit, për herë të parë në mandatin e tij të dytë vendosi sanksione kundër Rusisë për shkak luftës në Ukrainë, të cilat i referohen kompanive të derivateve të naftës Rosneft dhe Lukoill. Presidenti amerikan dje tha se republikanët po punojnë për një propozim ligj me të cilën do të vendoste sanksione ndaj çdo vendi i cili bashkëpunon me Rusinë, të cilin Peskovi tha se Moska mund ta pranojë shumë keq.

"Do të shohim se si do të përparojë ky ligj dhe cilat janë detajet. Ne, sigurisht, do të mbanim një qëndrim shumë negativ për këtë", tha Peskov. 

Tramp tashmë ka rritur ndjeshëm doganat për importet e mallrave nga India, duke përmendur faktin se India blen naftë ruse, që Moska e ka quajtur presion të paligjshëm tregtar. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR