Kremlini: Rusia po shqyrton mundësinë për takimin Putin dhe Kim Xhong Un në Kinë
- Rusia po shqyrton mundësinë për një takim dypalësh midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe liderit koreanoverior Kim Xhong Un në Kinë, në margjinat me rastin e shënimit të 80 vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore, deklaroi ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.
- Post By Ramize Qamili
- 21:01, 29 gusht, 2025
Moskë, 29 gusht 2025 (MIA) - Rusia po shqyrton mundësinë për një takim dypalësh midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe liderit koreanoverior Kim Xhong Un në Kinë me rastin e shënimit të 80 vjetorit të fitores së Luftës së dytë botërore, deklaroi ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.
"Për momentin po shqyrtojmë mundësinë e një takimi dypalësh", tha Ushakov.
Kina më 3 shtator do të mbajë paradë ushtarake në sheshin Tiananmen në Pekin me rastin e shënimit të 80 vjetorit të fitores së Luftës së dytë botërore. Më herët ishte publikuar se në ngjarjen solemne do të marrin pjesë 26 liderë të huaj, duke përfshirë dhe presidentin rus Vlladimir Putin dhe liderin koreoanoverior Kim Xhong Un. rq/
Foto: arkivi i MIA-s