• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat e Uashingtonit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale tël SHBA-së

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat e Uashingtonit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale tël SHBA-së

Moskë, 6 shtator 2024 (MIA) - Akuzat e autoriteteve amerikane për ndërhyrje të Moskës në zgjedhjet presidenciale në SHBA janë të pakuptimta, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov.

“Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për implikim në zgjedhjet amerikane, kuptohet që ne nuk ndërhyjmë”, tha Peskov në përgjigje të Uashington Post.

Duke i komentuar kufizimet amerikane ndaj mediave ruse në fillim të kësaj jave, Peskov tha se "amerikanëve nuk u pëlqen e vërteta".

Presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, deklaroi dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi.

Putin paraprakisht deklaroi se Rusia do të mbështesë kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR