Kremlin: Përmirësimi i marrëdhënieve ruso-amerikane do të zgjat
- Përmirësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së do të zgjat, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
- Post By Ramize Qamili
- 07:56, 6 gusht, 2025
Moskë, 6 gusht 2025 (MIA) - Përmirësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së do të zgjat, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
"Megjithatë, ekziston momentum në këtë proces", tha Peskov.
"Përpjekjet për kthimin e marrëdhënieve dypalëshe në normalitet kërkojnë kohë", theksoi ai.
Peskov tha se gjatë mandatit të presidentit Xho Bajden, marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit pësuan përkeqësim të paparë.
Ai, gjithashtu potencoi periudhën e gjatë, në të cilën nuk kishte takim të drejtpërdrejtë midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe kolegu i tij amerikan Donald Tramp.
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se kjo është hera e parë në historinë bashkëkohore ruse që ka kaluar më shumë se gjysëm viti nga inaugurimi i presidentit të ri amerikan dhe takimit i tij me shefin e shtetit rus. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s