• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski-Petkov: Vazhdon dialogu për integrim evropian të Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski-Petkov: Vazhdon dialogu për integrim evropian të Maqedonisë së Veriut
Shkup, 18 shkurt 2022 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Qeverisë së Bullgarisë, Kiril Petkov sot realizuan takim në margjinat e Konferencës së sigurisë së Mynihut. Kryeministrat shprehën kënaqësi nga avancimi i deritanishëm të bashkëpunimit bilateral dhe paralajmëruan intensifikimin e tij.
"Në takimin, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u shpreh kënaqësi nga avancimi i bashkëpunimit bilateral përmes aktiviteteve të grupeve të punës dhe aktiviteteve konkrete për bashkëpunim të cilët kanë dalë deri më tani. Dy kryeministrat kanë paralajmëruar intensifikim të bashkëpunimit dhe dialogut dhe për çështjet për të cilat duhet të gjejnë zgjidhje në nivel politik, në periudhën e cila vijon", informon pres-shërbimi qeveritar.
Për dy vendet dhe për qytetarët nga përfitimi më i madh, shtohet në kumtesë, është që sa më shpejtë të vijë deri në zgjidhje cilësore të mbështetura dhe të pranuara nga dy palët.
Si aleatë në NATO, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov kanë ndarë se me rëndësi shumë të madhe është edhe gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës dhe u pajtuan se edhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është faktor për sigurinë e përgjithshme. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR