• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski: Realizohen projekte të mëdha infrastrukturore me mbështetje të BERZH-it

Kovaçevski: Realizohen projekte të mëdha infrastrukturore me mbështetje të BERZH-it
Shkup, 29 prill 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e ka pritur nënkryetarin për politikë dhe partneritet të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), Mark Bauman, i cili në shoqërinë e drejtorit të BERZH-it kompetent për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi është për vizitë pune në vendin tonë. Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetari për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi. Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it për Maqedoninë e Veriut në realizim të projekteve prioritare dhe ka shprehur bindje se bashkëpunimi i suksesshëm afatgjate me bankën do të vazhdojë edhe më tej. Në takim u theksua se në periudhën e ardhshme me interes të veçantë do të jetë mbështetja e investimeve për arritjen e rritjes ekonomike, sidomos ato nga fusha e energjisë së gjelbër, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. "Kriza energjetike tregoi se për tejkalimin e saj janë të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta dhe investimet në sektorin energjetik dhe sigurimi i prodhimtarisë nga kapacitetet vendore. Në takim gjithashtu u theksua se gazi natyror është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe se në këtë drejtim mbështetja për interkoneksionin e gazit me Greqinë i përshpejton gjërat në ndërtimin e gazpërçuesit në akset Shën Nilkollë - Veles dhe Gostivar - Kërçovë, të cilat financohen me mbështetje të BERZH-it. Siç thuhet në komunikatë, në takim është theksuar se për Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e BERZH-it për rehabilitimin e fazës së tretë të pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit 8, seksionit të fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, si dhe për projektet për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufi me Shqipërinë dhe realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Pjesëmarrja në mbështetjen e fushave të identifikuara prioritare, u theksua në takim, tregon se BERZH-i i ka njohur si të vlefshme projektet kapitale të infrastrukturës në vendin tonë dhe se mbetet partner i vazhdueshëm në përshpejtimin e rritjes ekonomike të Maqedonisë së Veriut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR