• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk është koha për pikë politike, deputetët t'i miratojnë ligjet për energjetikë dhe vazhdim të gjendjes së krizës

Kovaçevski: Nuk është koha për pikë politike, deputetët t'i miratojnë ligjet për energjetikë dhe vazhdim të gjendjes së krizës
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte apelon tek të gjithë deputetët ta votojnë ligjin për mjete financiare nga BERZH për përballje me krizën energjetike, t'i mbështesin ndryshimet e Ligjit për energjetikë dhe Ligjin për naftë dhe derivate të naftës, si dhe ta miratojnë Kërkesën për vazhdimin e gjendjes së krizës. Siç theksoi Kovaçevski në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Qeveri, kjo nuk është kohë për pikë politike, por është kohë për arsye, solidaritet dhe brengosje sociale. "Nesër kemi seancë për pyetje të deputetëve në Kuvendin e shtetit. Dua t'u tregoj Kuvendit dhe deputetëve nga të gjitha partitë politike të guxojmë së bashku dhe më në fund të bashkohemi për interesin e qytetarëve dhe para fillimit të seancës të votohet ligji me të cilin që sigurohen mjete financiare nga BERZH, para të miratuara nga BERZH për përballje me krizën energjetike të RMV-së me normë jashtëzakonisht të volitshme, ndryshimet në Ligjin për energjetikë dhe Ligjin për naftë dhe derivate të naftës dhe miratimin e situatës së krizës. Kjo nuk është kohë për pikë politike, por është kohë për arsye, solidaritet dhe brengë sociale. Kjo është vetëm pakoja e parë e vendimeve të Këshillit ekonomik-energjetik", theksoi kryeministri. Pasi paraprakisht e kumtoi vendimin e Këshillit ekonomik-energjetik, Kovaçevski nënvizoi se Qeveria kujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymë. "Kemi thënë se këtë krizë do ta kalojmë së bashku, ashtu siç e kemi kaluar edhe krizën me KOVID. E shfrytëzoj këtë rast, krahas këtyre vendimeve të cilat sonte i sollëm për përballje me krizën energjetike të apeloj tek të gjithë qytetarët që të vazhdojmë me masat për kursim. Çdo kilovat orë kursim i energjisë elektrike do të thotë kursim i buxhetit tonë dhe më shumë para për investime në projekte të reja energjetike dhe infrastrukturore të cilat do ta përmirësojnë në të ardhmen furnizimin me energji elektrike dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës. Përfundoi  koha e bollëkut me energji elektrike në Evropë. Tani është koha e kursimit dhe kursejmë për të pasur energji elektrike", tha kryeministri Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR