• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski: Mbështetja për bujqësinë dhe menaxhimi me krizën energjetike mbesin prioritete kulmore të Qeverisë

Kovaçevski: Mbështetja për bujqësinë dhe menaxhimi me krizën energjetike mbesin prioritete kulmore të Qeverisë
Shkup, 28 gusht 2022 (MIA) - Me investime kapitale në ndërtim dhe rindërtim të digave dhe sistemeve për ujitje dhe me masat nga “Planit kombëtar për prodhimin e ushqimit” do të sigurojmë shfrytëzim maksimal të çdo pëllëmbe të tokës së punueshme bujqësore për rritjen e prodhimit vendor të ushqimit në kohë të krizës. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot në Komunën e Rankovcës mori pjesë në lëshimin në përdorim të sistemit të ujitjes “Slavishko pole”, sistem i organizuar dhe modern për ujitjen e tokave bujqësore, me çka sigurohet prodhim i qëndrueshëm për fermerët nga rajoni. Kryeministri Kovaçevski, siç kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar, e falënderoi delegacionin e Bashkimit Evropian, me mbështetjen financiare të të cilit në vlerë prej afro 1.8 milionë euro, është ndërtuar sistemi, si pjesë e projektit IPA për ndërtimin e objekteve të vogla. sisteme vaditëse me kosto të ulët në disa qarqe të vendit, vlera totale e të cilave shkon rreth 10 milionë euro. "Sistemi ekzistues për ujitje ishte jofunksional, me një kapacitet minimal vaditës prej vetëm 40 hektarësh. Tani me sistemin e ri do të ujiten 200 hektarë tokë bujqësore arë, të cilën e kultivojnë rreth 500 amvisëri nga fshatrat Psaça, Petralica dhe Ginovci", nënvizoi Kovaçevski. Ai theksoi se sistemi do të kontribuojë për shfrytëzim racional të ujit nga Kriva Reka, duke siguruar kështu ujë në dispozicion për ujitje të kulturave bujqësore gjatë gjithë vitit, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e prodhimit bujqësor në sasi dhe cilësi. Ai përkujtoi se në pesë vitet e fundit, Ministria dikasteriale ka investuar në investime kapitale në ndërtimin dhe rindërtimin e digave dhe sistemeve të ujitjes, vlera e të cilave është afër 230 milionë euro. "Për herë të parë sollëm “Plan kombëtar për prodhimin e ushqimit”, i cili përmban masa konkrete për të mbështetur këtë sektor të rëndësishëm në kohë krize dhe plani tashmë është në zbatim. Këto janë masa për rritjen e prodhimit të ushqimit vendor, për pavarësinë e importit, masa me të cilat inkurajojmë fermerët që të shfrytëzojnë maksimalisht të gjitha resurset, çdo pëllëmbë tokë bujqësore, për të prodhuar më shumë," tha Kovaçevski, duke theksuar se masat e parapara në afatmesëm do të kontribuojë në rritjen e prodhimit vendas të grurit me rreth 30.000 tonë. Kryeministri Kovaçevski theksoi edhe se kjo dukshëm do të ndikojë ndaj uljes së importit dhe se për shkak të pritjes së një dimri të vështirë, bujqësia dhe menaxhimi me krizën energjetike mbesin prioritete kulmore të Qeverisë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR