• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të bëhen analiza, ndërsa më pas do të kumtohen masat për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve

Kovaçevski: Do të bëhen analiza, ndërsa më pas do të kumtohen masat për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve
Shkup, 16 shkurt 2022 (MIA) – Rregullimi i çmimit të produkteve eksportuese ka të bëj edhe me çmimet e karburanteve. Së pari do të bëhen analizat, ndërsa më pas do të kumtohen masat dhe planet e ardhshme për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve të nivelit të mundshëm maksimal, por edhe ruajtjen e standardit të qytetarëve, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për TV Sitell, i pyetur nëse Qeveria planifikon masa të caktuara në lidhje me rritjen e çmimeve të karburanteve. Kryeministri tregoi se rritje të çmimeve ka edhe në shtetet tjera për shkak situatës aktuale me pandeminë, por rikujtoi se Qeveria i ngriu çmimet e produkteve bazike ushqimore, me çka ndaloj rritjen e tyre. “Nëse nuk do të ishin ata masa, atëherë rritja e çmimeve do të ishte shumë më e madhe. Për këtë shkohet drejtë ngrirjes së çmimeve të produkteve bazike ushqimore të theksuara në listën e Ministrisë së Ekonomisë në përputhje me vendimin e Qeverisë. Çmimet mund të rregullohen në më shumë mënyra. Ka edhe ngrirje të drejtpërdrejtë, por në këtë rast duhet të shihen reagimet dhe mendimet e subjekteve biznesore që punojnë në prodhimtari të këtyre produkteve dhe në eksport duke pasur parasysh se janë pjesë e prodhimtarisë vendore, ndërsa janë pjesë e eksportit”, tha kryeministri. Ai theksoi se do të bisedohet dhe bëhen analiza, duke treguar se ekzistojnë edhe metodologji në lidhje me rregullimin e çmimit dhe ndalimin e rritjes së tyre. Në lidhje me pensionet, Kovaçevski tregoi se Qeveria punon për metodologji të re të rritjes së pensioneve, por edhe për mbështetje shtesë financiare me qëllim të tejkalimit të pasojave të krizës energjetike. Duke iu referuar propozim-ligjit për rritjen e pensioneve, i dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja, Kovaçevski vlerësoi se kjo ishte propozim paushall që nuk bazohet në kurrfarë analiza. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR