• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Çdo punonjës meriton që e diela të jetë ditë jo-pune

Kovaçevski: Çdo punonjës meriton që e diela të jetë ditë jo-pune
Shkup, 20 janar 2022 (MIA) - Mbaj qëndrimin se çdo punonjës e meriton të jetë me familjen e tij një ditë në javë. Unë jam në anën e punëtorëve që e meritojnë të dielën të jetë një ditë jo-pune, të mund ta kalojnë me fëmijët, me familjet dhe të kenë kohë të lirë për t'iu kushtuar atyre. Kështu ka bërë të ditur sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Kanal 5”. Kryeministri përkujtoi se e diela - ditë jopune është sjellë përmes një procesi gjithëpërfshirës në të cilin, siç tha, janë përfshirë odat dhe sindikatat dhe të gjithë partnerët social. Ai paralajmëroi se nesër do të bisedojë me Odën Ekonomike dhe bizneset që janë të pakënaqur me këtë ligj, të miratuar përmes dialogut social në të cilin ishin të përfshirë të gjithë partnerët social. “Ka industri që nuk mbyllen, ka procese që nuk mund të ndalen, që është marrë parasysh në hartimin e ligjit. Besoj se çdo zgjidhje mund të arrihet përmes dialogut social” tha Kovaçevski. Kryeministri shtoi se ashtu siç doli edhe zgjidhja ligjore nga dialogu social, të gjitha problemet mund të zgjidhen në të njëjtën mënyrë, duke theksuar se çdo punonjës e meriton një ditë të jetë me familjen e tij, siç është në vendet e tjera. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR