• e hënë, 30 mars 2026

Kosova miraton dërgimin e trupave në Gazë si pjesë e iniciativës amerikane

Kosova miraton dërgimin e trupave në Gazë si pjesë e iniciativës amerikane

Prishtinë, 30 mars 2026 (MIA) - Kosova sot miratoi dërgimin e trupave në Gazë për forcat ndërkombëtare të sigurisë, si pjesë e një iniciative amerikane pas armëpushimit të vitit të kaluar midis Izraelit dhe Hamasit. 

Disa vende, përfshirë Indonezinë, Marokon, Kazakistanin dhe Shqipërinë, janë zotuar të dërgojnë trupat e tyre për të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për të ruajtur paqen dhe për të mbështetur administratën kalimtare në Rripin e Gazës nën udhëheqjen e "Bordit të Paqes" të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Qeveria e Kosovës në një seancë të emituar në një televizion sot kumtoi se Ministria e Mbrojtjes vendosi të dërgojë trupa në Gaza, pasi mori një ftesë nga SHBA-ja në dhjetor.

"Jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës sepse ne vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999", tha kryeministri Albin Kurti në seancë.

Qeveria nuk e ka bërë të ditur numrin e anëtarëve të forcave të armatosura që do të shkojnë në Rripin e Gazës. rq/

Foto: ISF

QËNDRONI TË LIDHUR