• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje kornizë ushtarake për thellimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje kornizë ushtarake për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 29 janar 2024 (MIA) - Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje kornizë ushtarake për thellim të bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se marrëveshja përfshinë shkëmbimin e personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimin në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimin shëndetësor të pjesëtarëve të FSK-së në Turqi.

"Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Jashar Gyler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime.Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre",  ka shkruar ai.

Maqedonci ka thënë se krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t'i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. mb/

Foto: Profili i Fejsbukut të Maqedoncit

 

QËNDRONI TË LIDHUR