• e premte, 05 dhjetor 2025

Kos: Barazia gjinore është pjesë integrale e ligjit të BE-së, sulmi ndaj Gonzatos është i papranueshëm

Kos: Barazia gjinore është pjesë integrale e ligjit të BE-së, sulmi ndaj Gonzatos është i papranueshëm

Tiranë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Komisarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, reagoi ndaj deklaratave të bëra nga lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual, publikoi ATSH. 

Në publikim në platformën Iks eruokomisarja Kos shprehet se sulme të tilla janë të papranueshme.

Sot në seancën plenare në parlamentin shqipëtar, Sali Berisha, deklaroi se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e propozim-ligjit "Për barazinë gjinore".

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, thekson Kos, në një reagim në rrjetin social Iks.

Berisha shtoi se Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare bindjet e tij personale.

Projektligji për barazinë gjinore ka trazuar publikun shqiptar. Komunitetet fetare janë shprehur kundër tij, dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, të mbështetur nga opozita, zhvilluan një protestë para parlamentit pasdite dhe sonte. rq/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR