• e premte, 05 dhjetor 2025

Koreja e Veriut ka ndërtuar një bazë raketore afër kufirit me Kinën

Koreja e Veriut ka ndërtuar një bazë raketore afër kufirit me Kinën

Phenian, 21 gusht 2025 (MIA) - Koreja e Veriut ka ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kinën, për të cilin besohet se përdoret për të ruajtur raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, sipas raportit të Qendrës amerikane për studime strategjike dhe ndërkombëtare të publikuar këtë javë.

Baza e ashtuquajtur sekrete ose "e padeklaruar" e raketave balistike është ndërtuar vetëm 27 kilometra larg kufirit me Kinën.

Ndodhet në provincën Phenian të Veriut, në veriperëndim të Koresë së Veriut.

Baza Sinpung-dong ka të ngjarë të strehojë raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), duke përfshirë ato të afta të mbajnë armë bërthamore, theksohet në raport. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR