Koreja e Jugut, SHBA dhe Japonia filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake
- Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia filluan stërvitjen trepalëshe shumëzonëshe sot, kumtoi ushtria e Koresë së Jugut. Jugut.
- Post By Ramize Qamili
- 10:14, 15 shtator, 2025
Seul, 15 shtator 2025 (MIA) - Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia filluan stërvitjen trepalëshe shumëzonëshe sot, kumtoi ushtria e Koresë së Jugut.
Stërvitja pesëditore "Pragu i lirisë" filloi në ujërat ndërkombëtare në lindje dhe në jug të ishullit Çexhu të Koresë së Jugut dhe do të zgjasë deri të premten më 19 shtator.
"Stërvitja po zhvillohet për të forcuar aftësinë për të penguar dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore në rritje nga Koreja e Veriut", deklaroi Jang Seung-kvan, zëdhënës i Shtabit të përbashkët të forcave ushtarake.
Ushtrimet, gjoja, do të përfshijnë trajnime që synojnë përmirësimin e aftësive të mbrojtjes nga raketat balistike, si dhe ushtrime të mbrojtjes ajrore, trajnim për evakuim mjekësor dhe trajnim në operacionet detare të ndalimit.
Përveç stërvitjes "Pragu i lirisë", Koreja e Jugut dhe SHBA-ja duhet të mbajnë stërvitje ushtarake "Topuz i hekurt" i cili do të përqendrohet në integrimin e mjeteve bërthamore të Uashingtonit dhe kapaciteteve konvencionale të Seulit për të penguar kërcënimet e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut protestoi kundër stërvitjeve të përbashkëta të tre vendeve. rq/
Foto: arkivi i MIA-s