Koreja e Jugut: Rreth 2.000 ushtarë koreanoveriorë janë vrarë në konfliktin ruso-ukrainas
- Rreth 2.000 ushtarë koreanoveriorë u vranë në konfliktin ruso-ukarainas, deklaroi sot deputeti koreanojugor, duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi kombëtar i inteligjencës së Koresë së Veriut.
- Post By Ramize Qamili
- 10:35, 2 shtator, 2025
Seul, 2 shtator 2025 (MIA) - Rreth 2.000 ushtarë koreanoveriorë u vranë në konfliktin ruso-ukarainas, deklaroi sot deputeti koreanojugor, duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi kombëtar i inteligjencës së Koresë së Veriut.
Në prill vlerësua se numri i të vrarëve është të paktën 600, por bazuar në të dhëna të përditësuara, "tani vlerësohet se numri arriti në rreth 2.000", deklaroi për gazetarët deputeti Li Seong Kveun.
Shërbimet e inteligjencës koreanojugore dhe ato perëndimore pretendojnë se Pheniani ka dërguar mbi 10.000 trupa në rajonin rus, Kursk në vitin 2024, së bashku me predha artilerie, raketa dhe sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi, në pritje të një ofensive të planifikuar ndaj Kievit.
Deputeti i opozitës Li Seong Kveun, anëtar i Partisë Popullore të ish-presidentit Jun Suk Jeol, tha se agjencia koreanoveriore e inteligjencës vlerëson se Koreja e Veriut planifikon të dërgojë 6.000 trupa shtesë në Rusi, prej të cilëve 1.000 tashmë kanë mbërritur.
Agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA të shtunën publikoi se lideri koreanoverior Kim Xhong Un të premten u takua me familjet e ushtarëve të vrarë në luftimet kundër Ukrainës, në shenjë të mbështetjes së Rusisë.
Kim më herët javën e kaluar u takua me një pjesë të këtyre familjeve në fillim të javës së kaluar në një ceremoni të dytë publike në nderim të personelit ushtarak.
Pheniani dhe Moska janë të lidhura nga një marrëveshje sigurie dhe mbrojtjeje që nga viti 2024. Lideri koreanoverior do të marrë pjesë nesër në një paradë të madhe ushtarake në Pekin me rastin e 80 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku pritet të marrin pjesë rreth 25 liderë të huaj, duke përfshirë presidentin rus, Vlladimir Putin.
Moska dhe Kievi nuk e zbulojnë numrin total të trupave të sistemuar në konflikt, as humbjet e tyre. Në qershor të vitit 2024, presidenti rus përmendi rreth 700.000 ushtarë, të përfshirë në luftimet në Ukrainë, ndërsa të njëjtin numër në qershor të vitit 2025 e ceku edhe presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s