• e diel, 22 dhjetor 2024

Konflikti i Gazës zgjatë pa fund tashmë tre muaj, por po shihet pasiguria lidhur me atë se çfarë do të ndodhë kur të ndalen luftimet, pohojnë zyrtarët

Konflikti i Gazës zgjatë pa fund tashmë tre muaj, por po shihet pasiguria lidhur me atë se çfarë do të ndodhë kur të ndalen luftimet, pohojnë zyrtarët

Gaza, 5 janar 2024 (MIA) - Konflikti shkatërrues midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza ka vazhduar pa fund tashmë tre muaj, por ende ka shumë pasiguri se çfarë do të ndodhë kur të ndalen luftimet.

Këto janë disa nga pikëpamjet e transmetuara nga zyrtarët izraelitë, amerikanë dhe palestinezë mbi atë që do të ndodhë me territorin palestinez të shkatërruar nga lufta:

Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Gallant të enjten e paraqiti planin e tij për administrimin e pasluftës të Rripit të Gazës, i cili tek tani duhet miratuar nga kabineti ushtarak i Izraelit. Sipas propozimeve, lufta izraelite në territorin do të vazhdojë derisa të sigurojë kthimin e pengjeve të marra më 7 tetor, nuk shkatërroi "aftësitë ushtarake dhe menaxhuese" të Hamasit dhe nuk i mënjanoi të gjitha kërcënimet e mbetura ushtarake.

Pas kësaj, thuhet në draftin, do të fillojë një fazë e re në të cilën "Hamasi nuk do të kontrollojë Gazën dhe nuk do të paraqesë kërcënim për sigurinë e qytetarëve të Izraelit", me ç'rast organet palestineze do të marrin përsipër menaxhimin e territorit.

Izraeli do të ruajë të drejtën për të vepruar në territor, bëhet e ditur në planin, por "nuk do të ketë prani civile izraelite në Rripin e Gazës pasi të arrihen qëllimet e luftës".

Ish këshilltari izraelit i sigurisë kombëtare Ejal Hulata, tha se vendi "e ka humbur këtë luftë më 7 tetor".

"Pyetja e vetme është nëse Izraeli do të mund të mposhtë Hamasin", deklaroi ai dje.

Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir të hënën u bëri thirrje ardhacakëve izraelitë të kthehen në territor pas luftës dhe të gjejnë një "zgjidhje për të inkurajuar emigrimin" e popullsisë palestineze në Gaza.

Qëndrimet e tij i përsërisin ata të ministrit ekstrem djathtist të Financave Bezalel Smotriç dhe janë dënuar gjerësisht në nivel ndërkombëtar. Të dy politikanët me ndikim jetojnë në Bregun e okupuar Perëndimor në vendbanimet izraelite, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Qeveria izraelite nën kryeministrin Benjamin Netanjahu nuk ka propozuar zyrtarisht plane për të dëbuar banorët e Gazës ose për të kthyer ardhacakët hebrenj në territor që kur filloi konflikti në tetor.

Kreu i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Volker Turk tha në platformën e rrjeteve sociale X se ai ishte "shumë i shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë në lidhje me planet për transferimin e civilëve nga Gaza."

Izraeli tërhoqi në mënyrë të njëanshme trupat e tij të fundit dhe 8.000 ardhacakë nga Gaza më 11 shtator të vitit 2005, duke i dhënë fund pranisë në territorin bregdetar që filloi gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967.

Përkundër tërheqjes së vet, Izraeli vendosi bllokadë tokësore, detare dhe ajrore të territorit dhe ende konsiderohet ndërkombëtarisht si fuqi pushtuese në Rripin e Gazës. Si aleati kryesor i Izraelit dhe mbështetësi ushtarak, SHBA kanë ndikim të konsiderueshëm në peizazhin e pasluftës.

Uashingtoni sheh një të ardhme në Rripin e Gazës për Administratën e rivendosur Palestineze, sundimi i kufizuar i së cilës në Bregun Perëndimor ka rezultuar thellësisht jopopullor te banorët atje.

"Ne kemi qenë të qartë, të përpikët dhe të pahamendur se Gaza është vend palestinez dhe do të mbetet vend palestinez, me ç'rast Hamasi nuk ka më kontroll mbi të ardhmen e tij", njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit këtë javë, duke hedhur poshtë vërejtjet e Ben-Gvirit dhe Smotriçit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken u nis dje për turne rajonale, ku do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit izraelitë dhe palestinezë.

Hamasi ka kontrolluar Rripin e Gazës që kur fitoi zgjedhjet palestineze të vitit 2006, të cilat u pasuan nga përplasje të dhunshme me partinë Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abas.

Përpjekjet e shumta për pajtim midis fraksioneve kanë dështuar.

Por, kreu i Hamasit Ismail Hanijeh tha të martën se ai ishte i hapur për një administratë të vetme palestineze që qeveris Gazën dhe Bregun e okupuar Perëndimor.

"Ne kemi marrë iniciativa të shumta në lidhje me situatën e brendshme (palestineze) dhe jemi të hapur për idenë e një qeverie kombëtare për Bregun Perëndimor dhe Gazën", tha Hanija në një fjalim televiziv.

Mahmud Abas, udhëheqësi i Administratës Palestineze, muajin e kaluar e përshkroi Gazën si "pjesë integrale" të shtetit palestinez.

Shtet i pavarur duhej të ishte krijuar pas Marrëveshjeve të Oslos, të nënshkruar nga udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë në vitet 1990, por negociatat janë në fazë të zhdukjes për vite me radhë.

Pas ndarjes midis partisë së tij Fatah dhe Hamasit, administrata e re në Gaza mund të jetë pjesë e Qeverisë më të gjerë për territoret palestineze.

"Veçimi ose çdo përpjekje për të izoluar ndonjë pjesë të saj është e papranueshme", tha Abasi në dhjetor pas bisedimeve me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Xhejk Salivan.

Por, në karrierën e tij të gjatë, Netanjahu nuk ka treguar interes për të ringjallur negociatat e paqes për shtetësinë palestineze.

Në vend të kësaj, kryeministri dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë kanë ndërmarrë hapa, të tilla si zgjerimi i vendbanimeve, që Uashingtoni i sheh si pengesa për paqen. 

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR